Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka mallkuar dhe përbuzur nënkryetarin e ri të Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu.
Ai këtë e ka bërë përmes dy frazave , që ai i quan mallkuese dhe përbuzëse, e që i përdorin gjakovarët.
“Sipas asaj të njohurës ‘oj elteme’ – ‘hajt bac tu rrit’t mendja’, është mallkimi më i rëndë por edhe me përbuzës që mund t’ia bësh dikujt, thonë gjakovarët”, thotë Gecaj.
“Vice-Presidentit” Dardan Sejdiut pa mëdyshje se i shkojnë të dyja. E dyta më shumë se kujtdo tjetër. Fatkeqësia është se shoku Dardan duket ta ketë bindur veten e tij se edhe mundet edhe ja ka anën”, ka thënë Gecaj.
LDK dhe Vetëvendosja kanë akuzuar njëra-tjetrën gjatë ditës së sotme përmes reagimeve zyrtare të të dy taboreve. /Insajderi.com