
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka tentuar të bëhet kreativ me krahasimin e tij për paralajmërimet për krijimin e partive të reja në Kosovë.
“Kjo puna e partisë se re politike” atij i është dukur si “lojë tezesh” e fëmijëve.
“Mirëpo, në këtë lojën që sapo ka nisur në Kosovë, përderisa i kemi mësuar “emrat e tezeve”, ende mbetet enigmë e madhe hamletiane a thua vallë kush do të jetë “burri i tezës” për ta shpëtuar Kosovën”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kanë paralajmëruar se së shpejti do të formojnë një parti të re politike./Insajderi.com