Bajram Qerkini: Nuk janë fjalët e tua ato o Andin Hoti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bajram Qerkini: Nuk janë fjalët e tua ato o Andin Hoti

    Insajderi
    20 December 2021 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini pretendon se ato cfarë ka deklaruar Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti nuk janë fjalët e tij.

    Përmes një interviste për Gazetën Insajderi, Qerkini i ka thënë Hotit se nuk janë fjalët e tua ato por pas deklaratave të tij fshihen institucionet e Kosovës.

    “Kom marr një reagim, shumë m’ka ardh keq edhe u keqkuotu edhe nuk janë fjalët e Andin Hotit, unë haptas i them nuk janë fjalët e tua Andin Hoti. Unë e kritikoj mos punën a është Andin Hoti apo kushdo qoftë unë për veti e kritikoj mos punës. Pas tij fshihen institucionet të cilat e kanë caktu. Që 5 muaj ditë mshefen pas shpinës së Ukshtin Hotit. Merën me fjalë të rrugëve e jo me plan prigramin që na e kërkojmë”, ka thënë Qerkini./Gazeta Injsaderi/

    Andin Hoti, mbrëmë ka reaguar pas deklaratave të Përfaqësuesit të Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini i cili tha se Qeveria nuk e ka një plan-program për të punuar për çështjen e të pagjeturve.

    Qerkini tha se kjo Qeveri para se të vijë në pushtet ka premtuar shumë, por ka bërë pak punë, ndërkohë Hoti në anën tjetër thotë se kjo çështja nuk duhet përdoret për poena politikë dhe që padrejtësia për të pagjeturit nuk mund t’i faturohet Qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark