Ish ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi ka qenë në listë për të zëvendësuar në postin e deputetit Ramiz Kelmendin, pasi ky i fundit kishte lënë PDK-së e javën e kaluar u zyrtarizua zëvendëskryeministër.
Mirëpo Rexhepi e ka refuzuar ofertën e PDK-së që ai ta marr postin e deputetit.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net vetë Rexhepi duke thënë se nuk është i interesuar që të merret me politikë.
“E kam refuzuar postin e deputetit që ma ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës, unë jam kirurg, jam kthy në kirurgji, kush është pas meje mirë se vjen. Unë jam deklaruar më herët që nuk merrem më politikë dhe qëndroj mbrapa fjalëve të mija”, tha Rexhepi.
Një ditë më herët Sekretari i PDK-së Basri Musmurati kishte deklaruara se në bazë të listës i bie që Nehat Baftiu me 8807 vota, të marrë pozitën e deputetit duke e zëvendësuar Kelmendin.