Bajrami: Albin Kurti nuk është më Kryeministër – është vetëm deputet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Albin Kurti nuk është më Kryeministër – është vetëm deputet

    Insajderi
    24 April 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajramit, ka dal me reagim kundër Liburn Aliut, pasi i ishte referuar Albin Kurtit si ‘’kryeministër’’.

    Bajrami ka shkruar se Kurti është veç një nga 120 deputetët e rinj dhe se, dikush që është deputet s’mund të mbajë post ekzekutiv.

    ‘Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend’’, ka shkruar ajo.

    Tutje, ajo ka thënë se Kurti, Haxhiu, Murati, po i mashtrojnë qytetarët duke u sill si qeveri, dhe se të njëjtit po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën. Insajderi.org

    Postimi:

    Albini nuk është Kryeministër

    Me gjithë votat që ka marrë, ai në këtë moment është vetëm një nga 120 deputetët, i cili me konsistencë po vazhdon t’i shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Edhe nëse dikush përpiqet t’i amnistojë duke thënë se “Ligji për Qeverinë s’është ligj i hartuar mirë”, ne e kemi Nenin 72 të Kushtetutës, i cili është i prerë: “Deputeti nuk mund të mbajë post ekzekutiv.”

    Kjo nuk është çështje teknike. Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend.

    Po e përsëris: Albin Kurti nuk është më Kryeministër, as Albulena Haxhiu, as Hekurani Murati, as të tjerët nuk janë më ministra – janë deputetë që po vazhdojnë të sillen si qeveri, po i mashtrojnë qytetarët, po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    z. Kurti, bëji votat në Kuvend! Kthehu në zyrë me mandat të ri, ose eja në Kuvend dhe rri si deputet. Përndryshe, me këto sjellje dhe veprime je duke vazhduar me rrënim të rendit kushtetues.

    Kushtetuta nuk është alternativë – është detyrim!

    Abuzimi në emër të votës, abuzimi me pushtet dhe shkelja e ligjeve dhe e Kushtetutës nuk duhet të normalizohen. Prokuroria duhet të veprojë – tani!

    P.S. LDK shumë shpejt do të bëjë kallëzim penal për këtë çështje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark