×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami drejtuar Kurtit: Të shkoi mandati me popullizëm

    Insajderi
    22 July 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke ia renditur disa “dështime të njëpasnjëshme”.

    Bajramipërmes një postimi në Facebook shkroi se “derisa ai po lavdërohet me rezultate të paqena sot ai duhet të përgjigjet para qytetarëve në pesë pyetje: “A është cenu integriteti i Kosovës sot? Çka ndodhi me të qenit sovran? Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës? A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian? A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?”.

    Tutje ajo shkruan drejtuar Kurtit “Të shkoi mandati me popullizëm, tash koha për përgjegjësi e llogaridhënie për dështimet e njëpasnjëshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark