Bajrami e LDK-së: Më shumë po ikin nga Kosova se nga vendet ku ka luftë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami e LDK-së: Më shumë po ikin nga Kosova se nga vendet ku ka luftë

    Insajderi
    03 October 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar një raport të Bankës Botërore ku Kosova ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë.

    Ajo pohoi se më shumë njerëz po ikin nga Kosova se nga vatrat e luftës.

    “Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: ‘Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë’”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

    “A po e kuptoni? Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark