Bajrami: E refuzuam propozimin për mbledhje javore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: E refuzuam propozimin për mbledhje javore

    Insajderi
    17 May 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit.

    Ajo kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.

    Sipas Bajramit, propozimi i Avni Deharit për mbledhje javore ishte një përpjekje për ta zvarritur procesin dhe jo për ta zgjidhur krizën institucionale.

    “Ky propozim i Deharit, në fakt, ishte kërkesë për të gjitha partitë politike që, nëse pajtohemi, të mblidhemi jo çdo 48 orë, por të mblidhemi një herë në javë. Ne këtë e shohim si indikacion shtesë që Lëvizja Vetëvendosje nuk është absolutisht e interesuar për ta bërë konstituimin e Kuvendit. Ata mungesën e institucioneve dhe të qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë të deputetëve – vetëm kjo është problemi i tyre. U refuzua një kërkesë e tillë. U thashë që mund të propozoni brenda 48 orëve edhe 47 kandidatë të tjerë, në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër”, theksoi Bajrami.

    Ajo shtoi se për të 17-ën herë nuk është bërë asnjë hap përpara dhe se edhe takimi me presidenten Osmani nuk solli zgjidhje.

    “Është fatkeqësi që për të 17-ën herë nuk arritëm të lëvizim as edhe një hap përpara. Është e vështirë të parashikohet rruga e zgjidhjes, sepse edhe takimi me presidenten Osmani nuk dha rezultat.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark