×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bajrami: Është përmirësuar ambienti i të bërit biznes

    Insajderi
    17 July 2016 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se ambienti për bizneset po përmirësohet, duke kaluar nga vendit i 73-të në vendin e 43-të.

    “Kosova shënon progres substancial në “Indikatorët e Qeverisjes Rregulatore” të matur nga Banka Botërore. Vlerësimi bëhet në bazë të ‘notës’. Vitin e kaluar Kosova është vlerësuar me notën 2.6, ndërsa këtë vit kjo notë është rritur në 4.6 (6 është nota maksimale).

    Nëse do të përkthejmë rritjen e notës në rangim, mund të konkludohet se Kosova ka pasur një rritje prej afër 30 vendeve në rangim duke u ngritur nga vendi 73 në vendin 43 në botë, nga gjithsej 187 shtete sa janë pjesë e këtij vlerësimi nga Banka Botërore”, ka shkruar Bajrami, në facebook.

    “Qëllimi i këtyre Indikatorëve është matja e efektivitetit të komunikimit dhe konsultimit të Qeverive me publikun gjatë hartimit te rregulloreve (legjislacionit) që kanë ndikim në komunitetin e biznesit. Gjithashtu këta indikatorë vlerësojnë se deri në çfarë mase Qeveria bën vlerësimin e ndikimit (duke përfshirë ndikimin ekonomik, social dhe mjedisor) të rregulloreve (legjislacionit) para miratimit të tyre.

    Përfundimisht, Indikatorët e Qeverisjes Rregulatore gjithashtu vlerësojnë parashikueshmërinë (stabilitetin) e kornizës ligjore dhe rregullatore: aftësinë e qytetarëve, bizneseve e të tjerëve për kundërshtimin e rregulloreve si dhe mundësinë që qytetarët dhe bizneset të kenë qasje në të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi në një vend”, ka shkruar ministrja por Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami.

    Hyki

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark