Bajrami: Gjatë një mandati të Qeverisë Kurti asnjë shtet s’e njohu Kosovën, sot e bëri Kenia rezultat i Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Gjatë një mandati të Qeverisë Kurti asnjë shtet s’e njohu Kosovën, sot e bëri Kenia rezultat i Pacollit

    Insajderi
    26 March 2025 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook se gjatë një mandati të plotë të Qeverisë Kurti asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën.

    Ndërkaq, sot e njohu Kenia, si rezultat i lobimit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

    Bajrami e ka falënderuar Pacollin për kontributin e dhënë.

     “Nga 22 Mars 2021 deri më 22 Mars 2025 – gjatë një mandati të plotë të qeverisë Kurti, asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën. Sot, njohja nga Kenia vjen si rezultat i angazhimit të ish-presidentit dhe ish-ministrit të jashtëm, z. Behgjet Pacolli. Faleminderit për punën dhe kontributin tuaj z. Pacolli”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark