×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami i përgjigjet Kurtit: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet dhe propagandën

    Insajderi
    18 June 2024 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit, i cili ka fajësuar opozitën për shtyrje të zgjedhjeve nacionale.

    Bajrami tha se VV është në panik.

    Tutje, ajo ka thënë se në zgjedhje do të shkohet duke i kërkuar llogari Kurtit për mashtrimet dhe propagandën.

    “Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë.  Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka shkruar Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark