Bajrami i reagon Muratit për punësimin e grave gjatë 2023-ës: Edhe pse festë sot, kjo e pavërtetë nuk kalon – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami i reagon Muratit për punësimin e grave gjatë 2023-ës: Edhe pse festë sot, kjo e pavërtetë nuk kalon

    Insajderi
    08 March 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka thënë se gjatë vitit 2023 janë punësuar 10 mijë gra e vajza.

    Bajrami megjithatë ka thënë se të dhënat e Trustit flasin për vetëm 4 mijë e 983 kontribuues më shumë gjatë viti 2023 dhe thotë se edhe përkundër faktit që është festë “e pavërteta” e ministrit Murati s’kalon.

    Reagimi i plotë:

    Derisa Hekuran Murati thotë se gjatë vitit 2023 janë punësuar 10 mijë gra e vajza, të dhënat e Trustit për vitin 2023 tregojnë se numri i kontribuesve plr 11 muaj është rritë vetëm për 4 983.

    Edhpse festë sot, kjo e pavërtetë nuk kalon!

    Ministri sot paska vendosur t’i uroj gratë në ditën ndërkombëtare të tyre me një të pavërtetë të mdhe. Ky po thotë se numri i gravë të punësuara qenka rritë ndër vite, ndonse nuk e jepë asnjë referencë se ku i merr të dhënat.

    Janë dy gjëra këtu që duhet të sqarohen: edhe sikur ta pranonim grafin e Hekuranit si të mirëqenë aty shihet se punësimi me i madh i grave dhe vajzave paska ndodhur në kohë të pandemisë, rreth 12 mijë, dhe prej atëherë ku punësim është për rreth 20% më i ulët (në krahasim me vitin 2020), POR këto të dhëna i demanton Trusti, në një përgjigje dhënë Komisionit Parlamentar për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere, i cili kur pyetet për numrin e kontribuesve në Trust na jepë këto shifra:

    Dhjetor të vitit 2022 në Trust ka pasë 333,351 kontribues, ndërsa

    Nëntor të vitit 2023 në Trust ka pasë 338,334 kontribues.

    Nga kjo shihet qartë se numri i kontribuesve në Trust për 11 muaj të vitit 2023 është rritë vetëm për 4 983 e Hekurani po thotë 10 mijë gra janë punësuar në vitin 2023.

    E pavërtetë!

    Shihni dokumentin e Trustit, dërguar 11 anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Buxhet Financa, Punë dhe Transfere.

    P.S. Nga ministri i cili mban që dy vjet pa mandat drejtorin e Administratë Tatimore nuk pritet me punësu askënd aq me pak me bë politika për punësim të grave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark