Bajrami i reagon Qeverisë për World Justice: Larg nga viti 2020, vitin e kaluar Kosova kishte pësuar regres - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami i reagon Qeverisë për World Justice: Larg nga viti 2020, vitin e kaluar Kosova kishte pësuar regres

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, i ka reaguar VV-së pasi tha se Kosova renditet e dyta nga World Justice Project për sundimin e ligji.

    Bajrami tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë propagandë. Ajo tha se raporti e nxjerr Kosovën të 57-tën në botë.

    “Aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë. Injorojnë krejt raportin, kalojnë 39 faqe dhe shkojnë te faqja 40, gjejnë diçka për t’u lavdëruar por realiteti është ndryshe”, shkroi ai.

    Bajrami shtoi se Kosova në vitin 2020 ishte e 54’ta, duke aluduar se me VV’n në pushtet është përkeqësuar sundimi i ligjit.

    “World Justice Project e renditë Kosovën në pozitën e 57-të në këtë vit. Ende larg nga viti 2020 ku Kosova renditej e 54-ta, derisa vitin e kaluar kishte pësuar regres dhe renditej e 60-ta“, ka shkruar Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark