Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018.
“Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale për vitin 2024 deri me 1 dhjetor janë shpenzuar vetëm 255 mil. nga niveli qendror dhe 189 mil. nga niveli lokal, që dmth. kanë vetëm edhe disa ditë në dispozicion dhe janë plot 415 milionë euro mbrapa me realizimin e planit për investime kapitale.
Nga të dhënat e po kësaj ministrie (seritë kohore) krahasova periudhën 1 janar -1 dhjetor 2018 me periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024 dhe ajo çfarë tregojnë këto të dhëna është asgjë më pak se dështim: Dersia kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018″, shkroi ajo.
Sipas saj për dallim nga qeveria, komunat kanë përfomuar mirë.
“Po sikur ta marrim në konsideratë edhe inflacionin që ka ndodhë gjatë këtyre viteve gjendja përkeqësohet edhe për se paku 25%, e që ky në fakt është realiteti. Me duhet të potencoj këtu se për dallim nga qeveria qendrore komunat kanë përformuar më mirë Kjo qeveri per 4 vite nuk arriti të lë një shënjë pozitive në këtë vend.Dobët, shumë dobët”, tha Bajrami.