Shefi i Grupit të asamblistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ironizoi me ministrin Murati se “pas Fondit Sovran, bëhet edhe Banka Zhvillimore – deri më 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në FB”.
“Me i thënë dikush deputetes se Banka Zhvillmore të vetmin rrezik e ka Gjykatën Kushtetuese, të cilën partia e Hykmetes e ka vizituar shpeshherë këtë mandat, vetëm që t’i rrëzojnë vendimet tona të mira, ndër ta edhe Fondin Sovran”, shkroi ai në Facbook.
Sveçla ka shkruar se Hymete Bajrami se kishte këtë cinizëm kur sipas tij vendosi ti falte miliona euro supermarketeve për ngritje çmimesh.