Bajrami kërkon dorëheqjen e kryeshefit dhe bordit të Telekomit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami kërkon dorëheqjen e kryeshefit dhe bordit të Telekomit

    Insajderi
    28 December 2016 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ka kërkuar dorëheqjen e kryeshefit dhe gjithë bordit të Telekomit të Kosovës, pas humbjes së rastit në Gjykatën e Arbitrazhit, sipas së cilit shteti duhet t`i paguaj 26 milion euro Z Mobile.

    “Ende të njëjtit anëtarë i kemi në bord dhe është i njëjti menaxhment, dhe po besoj që duhet të fillojmë që të kërkojmë përgjegjësi prej këtyre njerëzve para se të kërkojmë mbështetje financiare për ta dhe të vazhdojmë t’i mbështesim në pafundësi”, tha Bajrami .

    Bajrami gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë tha se Telekomi i Kosovës, asnjë herë nuk ka paguar devidentën që ka obligim ligjor ndaj Qeverisë.

    “Ende edhe sot e kësaj dite nuk kemi marrë masa dhe gjithashtu kemi informacione që Telekomi po operon me humbje”, deklaroi Bajrami.

    Sipas Bajramit qeveria e ka për obligim të përcjell performancën e ndërmarrjeve dhe të marrim masat e duhura.

    Ajo tha se edhe në raportin e shqyrtuar për vitin e kaluar, disa prej ndërmarrjeve përkundër operimit me humbje e kanë rritur numrin e punëtorëve.

    “Këtë vit nuk jemi ftuar nga njësia për monitorimin e ndërmarrjeve publike për të shqyrtuar raportet vjetore, por besoj që këto duhet të shkojnë krahas dhe të shohim se ku duhet të mbështeten”, tha Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark