×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, kjo vjen si rezultat i dështimit të qeverisë

    Insajderi
    26 August 2024 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas World of Statistics, Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës.

    “Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë.”

    Sipas Bajramit qe katër vite çmimet janë më të larta, punësimi është nepotizëm dhe arsimi është dështim.

    “S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria. Nuk ka asnjë reofrmë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambentin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj.”

    Rangimi i Kosovës sipas Bajramit është rezultat i “dështimit të vazhdueshëm të Qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike”.

    “Është tepër shqetësuese që Kosova pavarësisht potencialit të saj është një nga vendet më të varfëra në Evropë, e dyta pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Ky realitet i hidhur është rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike dhe për të krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat. Gjendja e sigurisë në vend, mungesa e koordinimit me aletatë sidomos për gjendjen e sigurisë, deklaratat e vazhdushme për krim, korrupsion dhe potencial për luftë nga ana e krerëve të shtetit vetëm dëm i kanë bërë ekonomisë së vendit tonë.”

    Më tutje Bajrami ka thënë se gjendja ekonomike në vend po përkeqësohet edhe nga “shkalla alarmante e ikjes së fuqisë punëtore nga vendi”.

    “Kosova po humbë pasurinë e saj më të vlefshme – njerëzit e saj, për shkak të mungesës së mundësive dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo ikje e fuqisë puntore por edhe “largimi i trurit” jo vetëm që po e dobësojnë ekonominë tonë, por gjithashtu po e privon vendin tonë nga kapitali njerëzor me së i nevojshëm për zhvillim dhe inovacion.”

    Ajo ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar të realizoj projektet e buxhetuara dhe se është fokusuar në tenderë sekretë.

    “Investimet kapitale, të cilat janë esenciale për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike afatgjatë, gjatë këtij mandati kanë qenë gati inekzistente. Qeveria ka dështuar të realizoj proketet e saj të të buxhetuara, e fokusuar në tenderë sekret nuk i ka dhënë fare përparësi realizimit të projekteve të nevojshme që do të krijonin vende pune, përmirësonin shërbimet publike dhe do të rrisnin cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. Në të njëjtën kohë nivelet e korrupsionit janë  shqetësuese, me tendera të dhënë pa transparence, pa konkurrencë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe bizneseve në institucionet publike dhe duke devijuar fondet që mund të ishin përdorur për të mirën e përbashkët.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark