Bajrami kthehet në Kuvend pasi ishte nisur për shtëpi për t’iu përgjigjur akuzave të Muratit e Haxhiut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami kthehet në Kuvend pasi ishte nisur për shtëpi për t’iu përgjigjur akuzave të Muratit e Haxhiut

    Insajderi
    30 August 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, është kthyer në Kuvend pas një largimi të shkurtër, për t’u përgjigjur akuzave të Hekuran Muratit dhe Alublena Haxhiut, të cilët pretenduan se partitë e ish-opozitës po bashkëpunojnë me Listën Serbe.

    Bajrami ka shpjeguar se, pasi dëgjoi deklaratat e Muratit dhe Haxhiut, vendosi të rikthehej në Kuvend për t’iu drejtuar qytetarëve.

    Ajo i quajti akuzat e tyre hipokrite dhe theksoi se Mimoza Kusari-Lila kishte qenë ajo që kishte komunikuar me Millan Radojçiqin, duke i kundërshtuar kështu insinuatat që kishin bërë kolegët e saj.

    “Është hipokrizi me dalë para mediave, 2 eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me apostrofu partitë tjera që kinse na jemi me Listën Serbe, ndërkohë që janë përgjimet e Mimoza Kusarit duke qenë shefe e 58 deputetëve me Listën Serbe dhe me Milan Radojçiqin”, ka thënë Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark