
Deputja nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka reaguar ndaj mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që sot nuk kaloi pa trazira.
Ajo theks të veçantë i dha mungesës së demokracisë në parti, që sipas saj, kjo po tregohet nga padurimi i LDK-së ndaj grave të partisë.
Reagimi i saj erdhi pasi në mbledhjen e Përgjithshme të LDK-së sot nuk u lejua të marrë pjesë kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla.
“Se nuk ka demokraci në atë parti politike, nuk kam dyshuar asnjëherë, por pse janë kaq të padurueshme ndaj politikaneve femra nuk e kam besuar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo i bëri thirrje Forumit të Grave të LDK-së që ta ngrisë zërin dhe të reagoi “fuqishëm”. /Insajderi.com