Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetue - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetue

    Insajderi
    06 July 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për përpjekje që sipas saj po e rrezikojnë rendin kushtetues në vend, shkruan Insajderi.

    Sipas Bajramit, vetëm gjatë gjashtë seancave të fundit, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, ajo deklaroi se VV-ja ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë – një proces që, siç kujton Bajrami, është në kundërshtim me frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit,” deklaroi Bajrami, duke shtuar se përpjekjet e VV-së për ta shtyrë përpara procesin përmes përsëritjes së votimeve po rezultojnë të kota.

    Ajo paralajmëroi se me këtë qasje, LVV po e çon vendin drejt një përmbysjeje të rendit kushtetues dhe se pasojat do të jenë të rënda për të gjithë.


    Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në,” shkroi ajo në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark