Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se janë duke pritur nënshkrimet nga deputetë të opozitëslidhur me mocioni për rrëzimin e qeverisë.
“Shpresojmë sa më parë ndoshta edhe kah fundi i javës që ta procedojmë”, tha ajo.
Ajo gjithashtu ka theksuar se Kuvendi nuk po funksionon.
“Më 18 dhe 19 do të ketë seancë. Stërmbushja e pikave po dëshmon edhe një sinjal që asgjë nuk po funksionon”, ka thënë ajo.