×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami -Muratit: Si u bë që për furnizime mjekësore shpenzuat veç 51 milionë e për karburante të veturave zyrtare 31 milionë euro

    Insajderi
    31 October 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin Murati për shpenzimet e shumta.

    Bajrami ka shtruar pyetjen se çfarë ka për të thënë Murati për konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit ku sipas saj thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm karburante janë shpenzuar 31 milionë euro e për furnizime mjekësore 51 milionë euro.

    “Çka ka me thanë ”ministri i financave” lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro. Pra, furnizime mjekësore për krejt qytetarët e Kosovës 51 milionë Euro, a veç naftë për vetura zyrtare  31 milionë Euro, (ta kemi të qartë bëhet fjalë për një një vit, jo për një mandat)”, ka shkruar Bajrami.

    Ndërkaq, Bajrami shton se në vitin 2019 shpenzimet e karburantit kanë qenë 8.5 milionë euro.

    “Në 2019 shpenzimet e karburantit kanë qënë 8.5 milionë Euro RVA (2019), faqe 35, ndërsa norma e inflaciont për këtë produkt 2019-2023 është 22%.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark