×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Nuk mundemi me i lënë çështjet e brendshme të Kosovës në dorë të një kërcënimi për masa të reja

    Insajderi
    08 August 2024 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka deklaruar se masat ndaj Kosovës mund të shtohen nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami, shkruan Insajderi.

    Sipas tij nuk mund të lihen çështjet e brendshme të vendit në dorë të kërcënimit për masa të reja.

    “Edhe këto që janë, janë të paarsyeshme. Asnjë zyrtar i BE nuk mundet me tregu pse janë. Ne nuk mundemi mi lënë çështjet e brendshme të Kosovës me i lanë në dorë të një kërcënimi për masa të reja”, ka thënë Bajrami në Tëvë1.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.

    “Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë ai në konferencë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark