Bajrami paralajmëron: Ka gjasa që edhe gjatë natës të mbetemi pa rrymë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami paralajmëron: Ka gjasa që edhe gjatë natës të mbetemi pa rrymë

    Insajderi
    23 June 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike, madje edhe gjatë natës.

    “Pjesa më e madhe e energjisë që po shpenzohet në Kosovë po importohet. Nuk e di nëse janë përcjellë të dhënat e shkëmbimeve tregtare të energjisë, por sasia që po e gjeneron Kosova për momentin është jashtëzakonisht e vogël. Aktualisht kemi vetëm dy blloqe funksionale. E patë edhe tymin sot, që ka mbuluar jo vetëm Obiliqin, por edhe krejt Prishtinën. Thuhet se njëri nga blloqet është vënë në funksion pa vendosjen e filtrave, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, po ju them hapur: ka gjasa që ne nuk kemi rrymë të mjaftueshme as gjatë natës për të shkëmbyer”, tha ajo.

    Bajrami theksoi se, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe keqmenaxhimit, ekziston mundësia reale që në orët gjatë natës të mos ketë fare energji elektrike në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark