Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK propozon qeveri kalimtare, refuzon rrugët që dëmtojnë raportet ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK propozon qeveri kalimtare, refuzon rrugët që dëmtojnë raportet ndërkombëtare

    Insajderi
    13 July 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është takuar me zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

    Bajrami ka thënë se në këtë takim ka ndarë shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin.

    Ajo ka theksuar se LDK nuk do të bëhet pjesë e rrugëve që e çojnë Kosovën drejt një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet ndërkombëtare.

    “Isha e nderuar që në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, në emër të LDK-së të takoj z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Evropë dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, si në momentet më të vështira të historisë sonë, ashtu edhe tash për forcimin e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik. Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin”.

    “Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë. Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare. LDK qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror”.

    “Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet. LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark