Bajrami: Qeveria po blenë kohë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Qeveria po blenë kohë

    Insajderi
    08 May 2017 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës do të bjerë të mërkurën pasi do të jenë deputetët e Kuvendit ata të cilët do ta votojnë një gjë të tillë.

    Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri” shefja e Grupit Parlamentar e “Nismës për Kosovën” Valdete Bajrami.

    Sipas Bajramit, “Nisma” është në bisedime të vazhdueshme edhe me deputetët të cilët nuk e kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit dhe presin që deri të mërkurën t’i kenë votat e mjaftueshme për ta votuar atë.

    Ndërkohë, procedimin e Demarkacionit nga ana e Qeverisë, të cilin ajo pritet ta bëjë sot, Bajrami e ka quajtur vetëm një tentativë të kryeministrit për të blerë kohë dhe asgjë më shumë.

    Sipas saj, kjo marrëveshje edhe kësaj radhe nuk do të kalojë dhe kundërshtimi i opozitës do të jetë evidente.

    Ndërkaq duke folur për zgjedhjet e parakohshme Bajrami ka thënë se “Nisma”, por edhe opozita janë të interesuara që këtë Qeveri ta çojnë në shtëpi dhe në asnjë mënyrë të bëjnë koalicion me ta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark