Bajrami: Qeveria po na e bën të lehtë opozitën, po prodhon çdo ditë skandale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Qeveria po na e bën të lehtë opozitën, po prodhon çdo ditë skandale

    Insajderi
    26 April 2022 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë që partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje po ua bën të lehtë opozitarizmin, duke prodhuar skandale.

    “Nuk është se tani nuk po mund të bëjmë opozitë, pasi partia në pushtet qeverisja e Vetëvendosjes, po e bën shumë të lehtë për partitë opozitare bërjen e opozitarizmit, për shkak se në baza ditore pothuajse po prodhohen skandale. Veç adresimi dhe theksimi i këtyre çështjeve na mjafton”, tha ajo.

    Tutje Bajrami në Klan Kosova, tha që mendon që VV-ja nuk e ka të lehtë qeverisjen.

    Të lehtë sipas saj, ua bën vetëm çështja e numrave.

    “Qeverinë ata nuk mendoj që e kanë të lehtë. Është tjetër nëse ata kanë vendosur ta bëjnë qeverisjen duke e mbajtur pozitën e spektatorit. Të lehtë iu bën puna e numrave atyre, ne kaq kemi numra përtej asaj që ne të ngrisim zërin në Kuvend dhe të spikasim të gjitha çështjet që faktikisht VV-ja e ka ndërtuar opozitarizmin për 15 vite me radhë”.

    “Ata e kanë kritikuar me të madhe kapjen e institucioneve, kurse sot institucionet kanë kaluar prej kapjes në ngulfatje totale ( konkursi i KEK-ut mjafton të përmendet)”, tha Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark