×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami reagon pas konferencës së VV’së, ua përmend Martin Berishaj dhe bisedën e Kusarit me Radoiçiqin

    Insajderi
    12 August 2024 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj konferencës së thirrur nga Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale, teksa ka përmendur disa nga aferat korruptive të qeverisë Kurti.

    Bajrami ka thënë se VV-ja duhe të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për Martin Berishajn, për rezervat shtetërore e për kontratat sekrete.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’u shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radojçiqin në emër të LVV-së etj”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

    Shkrimi i plotë:

    Partia që e ka bërë bashkimin kombëtar, që ka ndërtuar 160 çerdhe, që ka zvogëlu çmimin e energjisë elektrike, që e ka përfundu rrugën për Podujevë, Gjilan e Mitrovicë sot po bën histori.

    Para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike?

    Vetëvendosje sot do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale pse s’ka aktakuzë ndaj Ridit me shokë për korrupsionin me rezervat shtetërore?

    Vetëvendosje do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për 900 kontratat njëburimore burim i korrupsionit me vlerë prej mbi 240 milionë euro?

    P.S.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të LVV-së etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark