
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas humbjes së jetës së katër punëtorëve gjatë javës së fundit në vendin e punës, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe kërkuar veprim urgjent nga institucionet, shkruan Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe theksoi se siguria në punë është detyrim moral dhe qytetar. “Secili prej nesh duhet të ndjejë përgjegjësi për gjendjen e punëtorëve,” tha Bajrami.
Ajo u bëri thirrje institucioneve, përfshirë inspektoratet dhe Prokurorinë, që të ndërmarrin masa konkrete dhe të mbajnë përgjegjës ata që kanë dështuar të parandalojnë këto tragjedi.
“Jeta nuk kthehet, por drejtësia duhet të veprojë,” përfundoi deputetja.