Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci i cili tha se Bajramit i ishin “avulluar 2.5 milionë kg grurë” nga rezervat shtetërore, gjatë kohës sa ishte ministre e Financave.
Bajrami tha se Bajqinovci, po shpif, ajo e quajti edhe frikacak atë duke thënë se nuk ka pasur guxim të përballet me të në Kuvend.
“Mefail, po gënjen, po rren po shpifA ka njeri normal që të beson?Me vjen keq për ju që pas katër viteve keqqeverisje nuk e keni një projekt. Bash asnjë projekt me tregu, me bo me gisht, me thanë se kjo është një shenjë e mirë që ia kemi lanë këtij vendi me 12 miliardë buxhet. S’ka projekt, por ka skandale e korrupsion me bollëk prej tregtisë me energji, rezervave sekrete e deri te grantet për familjarë, andaj po detyroheni me shpifë.
Ti Mefail përpos që je shpifës je edhe frikacak, sepse për katër vjet nuk e ke marrë guximin kurrë me u përballë me mua në Kuvend kur unë ju demaskoj propagandën që aq shumë ju dhemb edhe kur me kë përmendë e ke bërë kur unë s’kam qenë në seancë”, shkroi ajo.
Ajo e ka përmendur edhe faktin se drejtori i thesarit është zgjedhur me votën e tij guvernator.
“Të gjithë e dinë dhe është lehtë e gjurmushme që për grurin që po flet është rast i vitit 2019 në kohën kur unë s’kam qenë Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, kam qenë deputete në opozitë, por pse ti s’po thu emrin e përgjegjësit e po me bën mua ”përgjegjëse” për rastin besoj e din ti dhe ata që të kanë detyru me bë këtë.
Për rastin e Thesarit pavarësisht që me keni etiketu, hajnat janë në burg, një pjesë e parave janë kthy në Thesar, ndërsa drejtori i Thesarit me votën tënde është Guvernator në BQK, pikërisht aty ku ruhet krejt buxheti i Kosovës, andaj mjaft shpife”, tha ajo.