×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami vazhdon me kritika ndaj Muratit: Hekuran, Eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat

    Insajderi
    30 September 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vazhduar përplasja verbale mes ministrit Hekuran Murati dhe deputetes së LDK, Hykmete Bajramit.

    Në reagimin që kjo e fundit e bëri, ka shkruar përsëri ministri Murati duke thënë se ekonomistet e LDK-së po ia huqin me raportet e BQK-së.

    E për këtë nuk priti shumë deputetja e Bajrami ia ktheu, duke e ftuar në debat televiziv.

    Postimi i deputetes:

    Hekuran,

    Eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat.
    Këto të dhëna janë janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft.
    Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023.

    E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës.

    Të pres në studio!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark