Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë

    Insajderi
    01 July 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Kuvendit, VV-ja pritet të vazhdojë me avazin e njëjtë përkundër aktgjykimit të Kushtetueses që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

    Bajrami ka thënë edhe seanca e sotme pritet të jetë “dështim”.

    Deputetja e LDK-së ka thënë se këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë.

    “Nga data 1 maj deri më sot, plot 31 herë ka dështuar formimi/votimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

    Për habinë e disave, por jo timen, LVV vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet të jetë dështimi i 32-të.

    P.S.

    Këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë”, ka shkruar Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark