Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.
Balje për Insajderin ka thënë se Mimoza nuk e ka bërë këtë vet, por ka pasur dritë të gjelbër nga njerëzit që janë mbrapa.
Ajo u shpreh se i vje keq për Mimozën dhe se e kupton pozitën e saj.
“Po më vjen shumë keq për Mimozën, sepse Mimoza nuk e ka bë këtë vet. E ka bë me njerëzit cilët janë mbrapa, që kanë jap dritën e gjelbër. Unë mundem me kuptu edhe pozitën e Mimozës, nuk është ferr me sulmu veç me Mimozën. Nëse ne duhet me gjyku, nuk duhet me gjyku veç Mimozën”, ka thënë ajo për Insajderin.