Balje kritikon ashpër Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës - përmend një rast konkret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Balje kritikon ashpër Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës – përmend një rast konkret

    Insajderi
    14 February 2022 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se një gruaje i është mohuar statusi në mungesë të provave, kështu që sipas saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet disa herë.

    Lidhur me verifikimin e njohjes së statusit, Balje i është drejtuar me një pyetje Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

    Reagimi i saj i plotë:

    Kam një pyetje për Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

    Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është tek procesi dhe procedurat.

    Ja si: një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua…

    Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka ti marrë vetës jetën, ka tentuar të vetvritet..

    Ajo të vetmen rrugës sot për sot e ka ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj.

    Thirrja për gjykim adresohet me emer dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjën si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur…

    Nga rreth 20.000 të dhunuara kemi të regjistruara dhe me status te njohur 1643 persona.

    Ku është problemi!?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark