Balje: Unë votoj qysh ka logjikë jo qysh thotë Vetëvendosje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Balje: Unë votoj qysh ka logjikë jo qysh thotë Vetëvendosje

    Insajderi
    27 July 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përplasjet ishin karakteristikë e takimit të sotëm të Komisionit Hetimor për Energji, “ngatërrestari” ishte nënkryetari i Komisionit, Armend Muja, shkruan Insajderi.

    Muja i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar përjashtimin e deputetes Duda Balje nga Komisioni.

    Arsyeja pse Muja kërkoi shkarkimin e saj, ishin mungesat që Balje kishte në disa mbledhje të këtij Komisioni.

    “Deputetja Duda Balje ka munguar në mbledhjen e datës 1 qershor 8, 10,17, 28 dhe deputeti Ljubinko Karadziq, ka munguar disa herë dhe nuk ka dhënë arsyetim”, tha ai.

    Por, e kontaktuar nga Gazeta Insajderi, deputetja Balje tha se ajo është arsyetuar gjithmonë rreth mungesave që ka pasur, madje arsyetimet i kanë dhënë përmes një grupi në WhatsApp edhe përmes email-es.

    “Unë arsyetimet e mija i kam dhënë përmes një grupi që ne e kemi në WhatsApp, aty shkruajmë kur mungojmë, dhe unë kisha edhe vizita zyrtare dhe nuk jam mirë me shëndet, nuk e di çfarë arsyetimi tjetër po kërkohet”, tha Balje për Insajderin.

    Sipas saj, këtij Komisioni i mungon shumica për votim andaj edhe kërkojnë largimin e saj, pasi sipas tyre duhet të bëhet vetëm çfarë thotë Vetëvendosje, unë nuk bindem ashtu, votoj qysh ka logjikë dhe jo orkestrime.

    “Jam e sigurt qe nuk e dinë qysh votoj prandaj kjo është arsyeja pse Muja ka kërkuar shkarkimin tim. Unë dal si Haki Abazi qysh ka dalë, nuk kanë shumicën, unë s’kam qenë në pozitë që mos me pas korum, por ata s’janë të sigurt. Unë votoj qysh ka logjikë, jo orkestrime nëse Vetëvendosje… nëse jemi bashkë ata mendojnë që votoj si të duan ata, ligjin nuk e kam shkel”, tha Balje tutje për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark