Gjykata e Tiranës vendosi sot dënimin me 2 vjet burg për Ismail Morinën, tifozin e njohur si “Ballist” Morina.
Ai u fajësua për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, për shkak të një arme që iu gjet me vete dy ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi në tetor 2015, shkruan Panorama-sport, transmeton Insajderi.
Dënimi i tij u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por “Ballisti” nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18 mujore.
Në të njëjtin vendim, gjykata urdhëroi lirimin e “Ballistit” nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” në të cilën ai qëndroi gjatë gjykimit.
Ai njihet ndryshe si “Ballistit” Morina dhe u bë i njohur pas uljes së dronit në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014, gjatë kohës kur po luante ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016”. /Insajderi.com