Ballkani mposht Malishevën dhe ruan pozitën e liderit, fiton edhe Feronikeli ’74 – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mposht Malishevën dhe ruan pozitën e liderit, fiton edhe Feronikeli ’74

    Insajderi
    10 March 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës.

    Ballkani regjistroi fitore si vendas ndaj Malishevës, për të vazhduar të jetë lider në tabelë edhe pas kësaj jave, shkruan Gazeta Express.

    Kampioni në fuqi i Kosovës triumfoi me rezultatin e pastër 2:0, me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Nazmi Gripshi (50′), e më pas edhe Mamadou Danfa (71′).

    Ballkani pas kësaj fitore ka 51 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Llapi, që renditet i dyti.

    Malisheva mbetet e katërta me 41 pikë.

    Fitore sot regjistroi edhe Feronikeli ’74 në udhëtim ndaj Lirisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Edhe në këtë përballje fituesi u përcaktua në pjesën e dytë, teksa vlen të përmendet se në fundin e pjesës së parë portieri i vendasve, Stivi Frashëri, priti penalltinë e ekzekutuar nga Florent Avdyli.

    Robert Rrahmani (47′) dhe Ibrahim Cervadiku (73′) realizuan golat e fitores për skuadrën nga Drenasi.

    Prizrenasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 67-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Diellor Beseni.

    Feronikeli ’74 tani ka 26 pikë dhe renditet i shtati në tabelë. Liria vazhdon të jetë në pozitën e fundit (10) me vetëm 10 pikë të grumbulluara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark