Ballkani Perëndimor më i varfër sesa në kohën e ish-Jugosllavisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ballkani Perëndimor më i varfër sesa në kohën e ish-Jugosllavisë

    Insajderi
    12 April 2018 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    GDP-ja për kokë banori për 16 vende të Evropës lindore ka treguar se ka ngritje nga 45,8% më 1989 në 52,4% më 2017, shkruan Periskopi.

    E megjithatë, në vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet Kosova, gjërat kanë shkuar duke u keqësuar derisa popullsia është varfëruar.

    Kroacia më 1989 e kishte 56,8 ndërsa tetëmbëdhjet vite më vonë e ka 48,5. Bosnja dhe Hercegovina e kishte 30,1 ndërsa më 2017 e ka vetëm 23,5. Maqedonia ka rënë nga 33,8 në 27,8. Mali i zi e ka pësuar varfërimin më të madh, duke rënë nga 51,0 në 32,0.

    Serbia, ku bënte pjesë edhe Kosova, nga 45,8 ka rënë në 31,1.

    Shqipëria, e cila nuk ishte pjesë e ish-Jugosllavisë ka shënuar ngritje, nga 15,5 ka shënuar ngritje në 23,4 duke qëndruar sërish në nivele shumë të vogla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark