Ballkani, Prishtina dhe ekipet shqiptare para ndeshjeve kthyese në Ligën e Konferencës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani, Prishtina dhe ekipet shqiptare para ndeshjeve kthyese në Ligën e Konferencës

    Insajderi
    31 July 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Ballkani, Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo City e Deçiçi janë skuadrat shqiptare që luajnë sonte.

    Pas fitores në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, Ballkani në Maltë kërkon ta ruajë rezultatin e përballjes së parë 2:4.

    Prishtina mori një barazim pa gola në Irlandën e Veriut ndaj Larnes javën e kaluar dhe kërkon ta sigurojë kualifikimin tutje sonte në ndeshjen që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

    Egnatia përballet me Dinamo Minsk në shtëpi, teksa në ndeshjen e parë triumfoi 2:0 dhe ka epërsi të madhe.

    Fitore në ndeshjet e para shënuan edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Dinamo City dhe Vllaznia.

    Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Atletic Escaldes të Andorrës.

    Kurse, ekipi nga Shkodra, Vllaznia fitoi 2:1 në shtëpi, kurse sonte përballet në Islandë ndaj Vikingur Reykjavik.

    Ekipi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiçi e ka misionin më të vështirë, pasi ndeshet me ekipin e Rapidit në Vjenë, teksa në ndeshjen e parë pësoi humbje 2:0.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark