×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani shumë me fat, i bjen shorti të luaj me një ekip të lehtë për Champions League

    Insajderi
    18 June 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra kampione në stinorin e fundit në Kosovë, “Ballkani”, sot ka qenë pjesë e shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

    Kështu, tri herë kampioni i Kosovës ka mësuar edhe kundërshtarin në këtë fazë, i cili vjen nga Andorra.

    Ballkani do të luajë ndaj kampionit të Andorrës, UE Santa Coloma.

    Ndeshja e parë do të luhet në Kosovës, derisa ajo e kthimit në Andorra.

    Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe e kthimit në Shqipëri.

    Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e Veriut.

    Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The Neë Saints

    Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark