×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve përballë Santa Coloma

    Insajderi
    09 July 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani ka fituar 2-1 me Santa Coloma në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

    Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa gjasa për të reaguar.

    Por, Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.

    Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë nga dy ekipet, por që kampioni i elitës së futbollit kosovar shënoi golin e fitores.

    Ilir Daja tenton që me disa zëvendësime të përmbyste rezultatin, derisa strategjia e tij funksionoi shumë mirë.

    Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për 2-1 në minutën e 90+2-të, për t’i siguruar ekipit kosovar një fitore tejet të rëndësishme.

    Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e dytë, por tani si vendas, duke synuar që të mbyllë kalimin në rrethin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark