Ban dënon “politikat kufizuese” kundër migrantëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ban dënon “politikat kufizuese” kundër migrantëve

    Insajderi
    28 April 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kritikuar, siç ka thënë ai, politikat gjithnjë e më kufizuese ndaj migrantëve në Evropë.

    Në një fjalim në Parlamentin e Austrisë, ai ka thënë se kufizimet bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të secilit shtet.

    Ban i ka bërë këto komente një ditë pasi ligjvënësit austriakë kanë miratuar një ligj, i cili kufizon të drejtat e azilit dhe lejon që shumica e kërkesave të refuzohen në kufi.

    Bashkimi Evropian, përfshirë Austrinë, është duke luftuar për të përballuar fluksin e madh të migrantëve, shumica prej tyre sirianë.

    Mbi një milion njerëz kanë arritur në Evropë vitin e kaluar, duke shkaktuar krizën më të keqe me refugjatë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

    “Jam i shqetësuar se vendet evropiane janë duke miratuar politika gjithnjë e më kufizuese kundër migrimit dhe refugjatëve”, ka thënë Ban.

    Ai nuk ka përmendur ndonjë vend në mënyrë specifike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark