Ban Ki-Moon i pakënaqur me implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ban Ki-Moon i pakënaqur me implementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

    Insajderi
    15 May 2016 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i cili do të publikohet nesër, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.

    “Duhet siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa” thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016.

    Në raport theksohen angazhimet nga ana e Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por sipas tij marrëveshjet duhet të gjejnë zbatim të plotë.

    “Ndonëse me shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në 12 muajt e fundit, shpresoj se do të merren hapa pozitiv edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së, për të përfunduar hapat e mbetura dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen” shkruan Tanjug.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark