Bandat shqiptare “kontrollojnë tregun e drogës” në Britani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bandat shqiptare “kontrollojnë tregun e drogës” në Britani

    Insajderi
    29 June 2017 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupe të dhunshme shqiptare ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në një raport të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, raporton BBC.

    Agjencia në fjalë shpreh shqetësim për, siç thotë, ndikimin e profilit të lartë të shqiptarëve në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Raporti është pjesë e vlerësimit vjetor të Agjencisë për natyrën dhe shkallën e krimit të rëndë dhe të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani i veçon bandat shqiptare si “kërcënim i madh” dhe thotë se ato kanë ndikim të veçantë në tregun e kokainës.

    Zyrtarët thonë se bandat karakterizohen me gatishmërinë për të përdorur dhunë serioze.

    Londra është “qendra e tyre kryesore”, por ato janë të përhapura në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, thotë raporti.

    Raporti po ashtu thotë se grupet kriminale serbe dhe turke “dominojnë logjistikën detare të kokainës”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të mbizotërojnë trafikimin e heroinës në Britani të Madhe”.

    Raporti paralajmëron edhe për kërcënimin e krimit kibernetik nga vendet rusishtfolëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark