×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Bandat shqiptare të trafikut furnizojnë Evropën’/Mediat e huaja: Ndihmohen nga zyrtarët e korruptuar

    Insajderi
    04 September 2021 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj operacionit anti-drogë u finalizua së fundmi mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Operacioni i koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar çoi në arrestimin e 107 personave të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

    Dyshohet se grupi ka kultivuar dhe përpunuar lëndë narkotike në Spanjë dhe më pas i shpërndante në kamionë, të fshehur në ngarkesa të ligjshme si fistikë, perime dhe fruta, drejt vendeve në Evropë.

    ‘VICE World News’ shkruan se rrjeti i krimit të organizuar përfshinte shtetas shqiptarë, spanjollë, grekë dhe sllovakë, dyshohet se ka kultivuar dhe përpunuar lëndë narkotike në Spanjë dhe më pas i shpërndante në kamionë, të fshehur në ngarkesa të ligjshme si fistikë, perime dhe fruta, drejt vendeve në Evropë. Detaji tronditës është se në shkrim thuhet se ata ndihmohen nga zyrtarë të korruptuar.

    “Duket se bandat shqiptare, të ndihmuar nga zyrtarë të korruptuar nga vendi i tyre, janë futur me sukses në industrinë e paligjshme të lëndëve narkotike në Spanjë, duke zhvendosur kultivimin nga Shqipëria në Spanjë për të mundësuar qasje më të lehtë në tregjet fitimprurëse si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. Përveç faktit që janë lojtarë kryesorë në industrinë e kokainës në Evropë , bandat shqiptare janë përfshirë shumë në skenën e kultivimit ilegal të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, ” shkruhet në artikull.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Koka” e klanit kriminal shqiptar është zbuluar se është është Stefan Curri. Curri, një nga 107 të arrestuarit e megaoperacionit, është një person me origjinë nga Puka. Ky i fundit bashkë me familjarë të tij, rekrutonin të rinj nga vendlindja e tyre por edhe nga Mirdita për t’u bërë pjesë e botës së krimit, duke i punësuar si roje në të ashtuquajturat shtëpi bari. Klani kriminal besohet se ishte një nga më të fuqishmit në shtetin spanjoll me lidhje të forta me mafian vendase për të bërë shitjen e “mallit” në tregjet më të mëdha në Europën Perëndimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark