"Banditi Dri Cena"- profesori akuzon eksponentin e Vetëvendosjes për ndërprerjen e ujit në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Banditi Dri Cena”- profesori akuzon eksponentin e Vetëvendosjes për ndërprerjen e ujit në Pejë

    Insajderi
    11 September 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori Blerim Gjeladini ka reaguar pas mungesës së ujit në qytetin e Pejës, duke thënë se kjo gjendje është rezultat i vendimeve të gabuara politike.

    Ai e quan drejtorin e Ujësjellësit, Dri Cenën, “bandit”, duke kujtuar se ishte shkarkuar nga bordi për shkelje ligjore e korruptive. Por, sipas tij, ministrja Rizvanolli e kanë rikthyer në krye, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.

    “Para se me akuzu Dri Cenën, duhet akuzuar ministrat që e kthyen një të paaftë dhe të korruptuar në drejtim. Dhe duhet kërku falje bordit të parë që u shkarkua vetëm pse guxoi ta hiqte nga aty një injorant që sot e ka lanë Pejën pa ujë,” ka shkruar Gjeladini.

    Ai shton se qytetarët në pika të ndryshme të Pejës raportojnë mungesë totale të ujit, gjë që e cilëson si “turp historik për qytetin”.

    Postimi i plotë:

    Peja pa ujë – “merita” e Dri Cenës dhe ministrave të tij

    Për herë të parë në histori, qyteti i Pejës ka mbetur pa ujë – falë banditit Dri Cena, drejtor i Ujësjellësit. Ky njeri, i njohur për sjellje prej rrugaqi që bënte sherre e shamarë nëpër restorante, ishte shkarkuar nga bordi për shkelje ligjore dhe korruptive.

    Por çka ndodhi? Ministrja Rizvanolli, bashkë me Elbertin që sillet nëpër Pejë si gjeli në maje të plehut, shkarkuan bordin që e largoi Drin… dhe e rikthyen prapë në krye të Ujësjellësit!

    ❗ Para se me akuzu Dri Cenën, duhet akuzuar ministrat që e kthyen një të paaftë dhe të korruptuar në drejtim. Dhe duhet kërku falje bordit të parë që u shkarkua vetëm pse guxoi ta hiqte nga aty një injorant që sot e ka lanë Pejën pa ujë.

    Shikoni hartën – pika pas pike, qytetarët raportojnë të njëjtin problem: s’ka ujë në Pejë.

    Kjo nuk është vetëm statistikë, është turp!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark