Prokuroria Themelore në Pejës, në koordinim me Policinë e Kosovës përmes një operacioni të gjërë në rajonin e Pejës kanë arrestuar 17 të dyshuar për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa personi i 18 është në arrati, shkruan Gazeta Insajderi.
Bastisja është zhvilluar në 21 lokacione nga to 17 kanë qenë prona shtëpi banimi kuse 4 biznese.
Janë sekuestruar 12 armë 8 të vogla dhe 4 të gjata, 10 vetura e dokumente të ndryshme si dhe 45 mijë para kesh.
Po ashtu janë ngrirë 20 banesa, 104 parcela tokë. Pjesa tjetër e parcelave është tokë bujqësore.
Këto informacione kanë bërë të ditur përmes një konferencë për media nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Polica e Kosovës.
Prokurorja Sahide Gashi ka dhënë detaje për arrestimin e 17 personave të dyshuar për veprën penale të “Fajdesë dhe detyrimit. Ajo tha se shuma që është ngrirë në këtë rast përllogaritet të jetë më shumë se 5 milionë euro./Insajderi.org/