×
  • Lajme
  • Insajderi

    Banesë luksoze, veturë e kursime mbi 200 mijë euro, disa nëpër banka botërore – Pasuria e majme e Ministres Rizvanolli

    Insajderi
    14 June 2022 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar pasuri goxha të majme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Ajo ka deklaruar se ka një banesë me sipërfaqe prej 91 metra katrorë, vlera e të cilës është 75 mijë e 500 euro.

    Rizvanolli ka edhe një vetur të tipit Renault Kadjar të cilin e kishte blerë në vitin 2016 plotë 18 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Ministrja ka të kursime mbi 200 mijë euro nëpër banka kosovare e ndërkombëtare. Vetëm në ProCredit Bank ka të kursyer mbi 200 mijë euro, kurse në një bankë në Angli ka mbi 1 mijë 500 euro.

    Nga pozita e ministres, Rizvanolli merri pagë vjetore 10 mijë 768 euro, kurse si mësimdhënëse në kolegjin Riinvest merr 5 mijë e 627 euro.

    Po ashtu, Ministrja Rizvanolli merr mëdije nga ProCredit Bank mbi 2 mijë euro në vit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark