×
  • Lajme
  • Lajme

    Bangladeshasit e punësuar braktisin Shqipërinë, dyshime për trafik klandestinësh

    Insajderi
    07 September 2021 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytëzuar kontratën e punësimit në Shqipëri për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    ABC njofton se gjatë dy muajve të fundit, policia ka ushtruar kontrolle në ato biznese ku këta persona kanë pasur një kontratë pune. Është konstatuar se ata nuk janë gjetur në vendet e tyre të punës, apo në sektorët ku duhet të ushtronin detyrat përkatëse.

    Nga Policia e Shtetit thonë se bëhet fjalë për rreth 50 shtetas nga Bangladeshi që janë larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së.

    Nisur nga ky fakt, policia ka dyshime se shtetasit e huaj e kanë përdorur vendin tonë tranzit, duke u ndihmuar edhe nga siguria që pronarë biznesesh u kanë dhënë atyre për t’i punësuar.

    Policia ka gjobitur rreth 100 biznese me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu po hetohet nga struktura të posaçme të policisë, nëse bëhet fjalë për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.

    Kryesisht, kërkesat e bizneseve, dorëzuar pranë policisë kufitare për të punësuar bangladeshasit, kanë qenë në fushën e ndërtimit dhe hoteleri-turizëm, si kuzhinierë e kamerierë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark