Njëra nga bankat më të mëdha në Francë, “BNP Paribas” është duke planifikuar të investojë 3 miliardë euro në teknologjinë digjitale gjatë tre viteve të ardhshme.
Me këto investime do të ketë ulje të vendeve të punës dhe mbylljen e qindra degëve tradicionale për shkak të përshtatjes ndaj klientit, transmeton Insajderi.
Shefi ekzekutiv Laurent Bonnafé, ka thënë për Financial Times se huadhënës më i madh i Francës nga asetet e tyre dëshirojnë të investojnë një pjesë në “transformimin e biznesit të tij”, duke rritur shpenzimet për nismat digjitale me 50 për qind gjatë tre viteve të ardhshme. /Insajderi.com